Të gjithëve na ndodh që gabimisht t’i dërgojmë dikujt një mesazh gabimisht apo ndonjë fjalë që s’duhet. Tani me versionin e fundit të rrjetit të komunikimit Whatsapp do të mund të edit-ojmë apo të kthejmë mbrapsht mesazhin e dërguar.

Pavarësisht kësaj teorikisht ju mund të shtypni një mesazh dhe ta ktheni mbrapsht atë , ndërsa një mesazh mund ta editoni ndërmjet menusë  së veçantë.

Akoma nuk dihet se kur do të vihet në punë ky riazhornim i Whatsapp, por e sigurtë është që të shumtë janë ata që e presin me padurim.

Gjithashtu risi  për versionin iOS , do të jetë se mund të dërgoni mesazhe edhe kur të mos keni lidhje interneti, pra offline.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: