GREQI– Një biznesmen shqiptar rezulton se është ‘truri’ i rrjetit ndërkombëtar të drogës, raporton gazeta greke “Espresso”. Kjo gazetë shkruan se shqiptari është arrestuar në Trikalla së bashku me biznesmenin grek Athanasios Karatzounis, i cili u arrestua pasi iu gjet 20 kg kokainë, dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë.

“Truri i qarkut ndërkombëtar, gjithashtu i arrestuar në Trikala, thuhet se është një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, i përfshirë në biznesin e transportit të gazit natyror dhe naftës, me disa aktivitete në shumicën e vendeve të Ballkanit, Turqi, Izrael dhe Katar”, shkruhet në gazetën greke “Espresso”.

Në shtëpinë e biznesmenit grek u gjetën edhe 10 kg kokainë dhe 100 mijë Euro. Pjesa tjetër prej 10 kg kokainë u gjet në pronën e njërit prej shqiptarëve të arrestuar, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Gjithashtu Thanasis Karatzounis që ra në prangat e policisë ka qenë President i klubit të futbollit të Larisas dhe pronar i disa bizneseve të tjera.

Lënda narkotike e sekuestruar ishte paketuar me një logo të “PlayBoy” dhe kishte ardhur direkt nga Kolumbia.
ekspress-greke-biznesmen-shqiptar (1)
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: