Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Media kazani”, Ylli Rakipi ia thotë Ramës në sy: Një koleg më tha “t’ia mbledhim, t’i themi legen”

rama rakipi

TIRANË- “Media e kazanit” ka qenë një përkufizim i kreut të qeverisë i shumë kundërshtuar sidomos nga gazetarët. E një përplasje për ‘gazetarët e kazanit’ nuk mund të mungonte sonte në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, ku gazetari Ylli Rakipi i ka treguar Ramës sugjerimin e një kolegu të tij për kryeministrin e vendit.

Rakipi: Jam i detyruar të pyes?
Rama: Po mos ma vërtit kështu gishtin. Pastaj kazani…
Rakipi: Të përgjigjem pak për këtë. Një njeri nga këta që i bën kazan ti, më tha mua ta mbledhim njëherë këtë: Ti themi legen. Jo i thashë se ai është kryeministri i vendit. Ça janë këto fjalë otomanësh…
Rama: Këto janë tamam kultura që duhet shkulur.
Rakipi: Për këtë shkak po e bën ti.
Rama: Jo është kultura e marrjes së pushtetit në emër të njerëzve dhe transformimin e pushteti për vete.
Rama: Ka një sistem gjërash njeriu kur ulet për të qeverisur dhe fillimi i betejës për të çuar tepsinë për skrap…as PS nuk duhet që të kujtojë dhe të veprojë sikur tani e ka gjithë tepsinë për vete. Ndërkohë që ajo çka unë kam bërë dhe ne kemi bërë është të fokusohemi tek reformat themelore. Kjo është një reformë e domosdoshme. Ne kemi bërë reformat themelore. Është momenti për t’i thënë shqiptarëve hapur, ky është një sistem që duhet shembur. Por se shemb dot unë. Ju them shqiptarëve ju e keni në dorë.
Rakipi: Ty të kanë penguar këta?
Rama: Ta mbaroj mendimin.
Rakipi: Unë i thashë shqiptarëve jam gati ta marr këtë përgjegjësi. Më ndihmoni t’ju ndihmoj.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.