Tabolidi serb “Informer”, në artikullin e titulluar “Plani i Ferrit i SHBA-ve”, shkruan se si Shtetet e Bashkuara kanë përpiluar një plan për të shkatërruar linjën hekurudhore Selanik-Budapest dhe që ta shpërbëjnë Republikën Serbe.

Ky tabloid që jozyrtarisht kryen detyrën e “zëdhënësit” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan se ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brian Hoyt Yee, është operativi kryesor i SHBA-ve për Ballkan, i ngarkuar për parandalimin e krijimit të boshtit Serbi-Rusi-Kinë, transmeton Telegrafi.

Informer shkruan se Yee do të duhej të emërohej ambasador i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, dhe kështu nga Shkupi do të koordinonte punën e agjencive të Shërbimeve Inteligjente në Ballkanin Perëndimor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb