Partizani konfirmohet si një klub ambicioz pasi sot ka nënshkruar kontratë me Luçiano Moxhin për postin e këshilltarit në klub. Emërimi i ish-drejtori të përgjithshëm të Juventusit i cili është shpallur fajtor për rastin e “Calcopli-t” ka bërë jehonë në mediat italiane dhe jo vetëm.
“Gazzetta dello Sport”: “Moxhi ia rifillon nga Shqipëria: këshilltar i Partizanit të Tiranës”.

“Tuttosport”: “Luçiano Moxhi, këshilltari i ri i Partizanit të Tiranës”.

“Corriere dello Sport”: “80-vjeçari Moxhi ia fillon sërish nga Shqipëria”.“Tuttosport”: “Luçiano Moxhi, këshilltari i ri i Partizanit të Tiranës”.

“Goal.com”: “Moxhi rifillon nga Shqipëria: do të jetë këshilltar i Partizanit”.

Pak orë pas njoftmit për marrëveshjen tre vjeçare, Moxhi ka folur për herë të parë para klubit. Së bashku me presidentin Gaz Demi, italiani ka karikuar ekipin para ndeshjes derbi që luhet nesër.


“Jam i kënaqur që sot jam këtu me ju. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi kam mjaft informacione për skuadrën dhe lojtarët. Jeni përpara një derbi, këto janë ndeshje ku ju duhet të jepni shpirtin në fushë dhe këtë kërkoj nga ju dhe ta dëgjoj që e keni bërë në përfundim të ndeshjes.
Ju uroj përzemërsisht dhe suksese nesër”, u shpreh Moxhi.
(e.k/BalkanWeb)
