Kohët e fundit në mediat italiane është përfolur për një akord 3 vjeçar mes Paolo Tramexanit dhe skuadrës zviceriane Sion. Gjithçka ishte duke shkuar në rrugën e duhur dhe pritej që në ditën në vijim të vinte dhe zyrtarizimi.

Mirpo, sipas “Tuttomercatoweb”, largimi i Xhani De Biazit nga stoli i Shqipërisë i ka hapur rrugën Paolo Tramexanit për tu rikthyer në Kombëtare si trajneri i parë, duke e rishikuar kalimin te Sioni.

Në ditët e ardhshme pritet që trajneri italian të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Ai duhet të zgjedhë mes klubit zvicerian Sion dhe Kombëtares shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: