Disfata në Korçë e Kairat Almati është përjetuar si një “tragjedi e mirëfilltë në Kazakistan. Mediat vendase kanë kryqëzuar skuadrën e me një buxhet disa herë më të madh se Skënderbeu, që u gjunjëzua dhe doli kësisoj nga gara europiane.

‘Ekip i turpshëm për t’u parë”, ishte titulli i portalit “sports.kz”, ndër më të njohurit në Kazakistan, i cili bënte edhe analizën e ndeshjes së sotme duke kritikuar ekipin për paraqitjen. “Shqiptarët treguan që në ndeshjen e parë se kishin shanse të barabarta për të kaluar. Sot, kur duhej një lider, askush nuk e mori përsipër këtë detyrë”, shkruante portali.

Ai njëkohësisht kujton se Skënderbeu theu sot një ecuri pozitive mbresëlënëse që kishte regjistruar kjo skuadër. Që nga 10 maji e deri më sot, Kairati kishte regjistruar 14 ndeshje radhazi pa humbje, gjatë të cilave kishte regjistruar 12 fitore e 2 barazime. Humbje 2-0 sot i dha fund edhe kësaj serie./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: