Gazeta ruse ‘Sputnik’ shkruan se ish-kryeministri  i Shqipërisë Sali Berisha  mund përgjigjet penalisht për shkak të deklaratave të tij se ka ndihmuar UÇK-në me armatim.

“Ish presidenti i Shqipërisë mund të jetë i akuzuar për shkak të një deklarate që ka pranuar se e ka ndihmuar UÇK-në me armatim gjatë luftës. Ai mund të dalë përpara një gjykate ndërkombëtare në Kosovë për hetime shtesë për lidhjet e tij me UÇK-në”, shkruan gazeta ruse. Berisha thuhet se kur ka qenë president i Shqipërisë ka thyer depon e armatimit për të ndihmuar Kosovën, duke veçuar se ka dhuruar mbi 600.00 armë Kallashnikov, pushkë gjysmë-automatike, municion e mina.

Në shkrim përmendet koha kur Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë në vitin 1997, duke treguar se ai ka ndihmuar UÇK-në me armatim në luftën kundër Serbisë.

Avokati rus, Borivoje Boroviç ka thënë se ai mund të akuzohet si bashkëpunëtor siç e ka quajtur ai për terrorizëm.

“Bazuar në këto deklarata Sali Berisha mund të cilësohet si nxitës dhe bashkëpunëtor për terrorizëm në Gjykatën Ndërkombëtare në Kosovë, ku do të mund të nisen hetime shtesë për këtë çështje”, ka thënë Boroviç.

“Unë kam hapur depot ushtarake për ta armatosur UÇK-në”, kishte thënë Sali Berisha para gazetarëve.

Zyrtari serb që drejtonte operacionet në Kosovë gjatë luftës, Stevan Gjuroviç ka thënë se Berisha ndikoi drejtpërdrejt në financimin dhe organizimin e UÇK-së.

“Nga viti 1990 deri në 1998 territori i Shqipërisë ishte qendra fillestare për trajnim. Berisha ka ndikuar në organizimin, përgatitjen dhe trajnimin e ushtarëve në Kosovë”, citohet të ketë thënë Gjuroviç për “Sputnik”.

Emri i Berishës për armët ishte përmendur edhe më herët në një dokumentacion nga Prokuroria serbe, e cila kishte thënë se qendra për blerjen e armëve ishte shtëpia e Berishës në Tropojë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb