SERBI- Portali serb “Sputnijk” shkruan se Turqia po tregon se sërish dëshiron të jetë faktor në Ballkan . Sipas këtij portali, Hashim Thaçi, dëshiron t’i shfrytëzojë marrëdhëniet e “ftohta” ndërmjet Turqisë e BE-së, që të fitojë në shpejtësi për realizimin e shtetësisë së Kosovës me kërcënimin se do të integrohet me Shqipërinë.
Portali serbe “Sputnijk” shkruan më tej se Turqia në rajonin e Ballkanit mban më shumë se 1.000 operativistë të përgatitur e të stërvitur në sektorin joqeveritar padron i të cilëve është bashkëshortja e Rexhep Taip Erdoganit,  Emina, e cila ka krijuar një rrjet të organizatave të shumëllojshme që operojnë në këtë terren. “Përmes OJQ-ve të ndryshme, bashkëshortja e Erdoganit, Emina, vepron në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Sanxhak, Shqipëri …”, thotë Galijasheviç për portalin “Sputnjik”, ekspert për terrorizëm.
Në fjalëne tij për “Sputnjik” eksperti për terrorizëm Xheva Galijasheviç vazhdon më tej duke thënë se: “Nuk ka dilemë se Hashim Thaçi idEnë e Shqipërisë së madhe e shfrytëzon me Turqinë ashtu siç e shfrytëzon Turqia Kosovën që të hakmerret  ndaj Bashkimit Europian”.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb