TIRANE- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka quajtur suksesin e parë të opozitës, vendimin e kryeministrit Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kavajë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mediu shkruar se opozita është e vendosur në qëllimin e madh për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu si dhe për të mos lejuar zgjedhje farsë në Kavajë.

“Të dashur miq
Opozita e vendosur me qëllimin e madh për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, sot njohu suksesin e parë, për të mos lejuar zgjedhje farsë në Kavajë.
Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kazua më e drejtë për t’i kthyer pushtetin qytetarëve.
Kushtetuta përcakton se jemi një demokraci pluraliste dhe cdo gjë bazohet mbi të gjitha nga vota e lirë. Qeverisja me pëlqimin e qytetarëve.

Ky është një moment që kërkon reflektim për zgjedhjet e 18 Qershorit.
Rama dhe Partia socialiste duhet të kuptojnë se 18 qershori nuk është ditë votimesh si në komunizëm, por dita e shqiptarëve që vendosin të ardhmen e tyre.
Dialogu me opozitën dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është rruga e zgjidhjes.
As opozitat farse as krimi dhe trafiku as pushteti i inkriminuar nuk mund të ndalin dot të ardhmen Europiane të Shqipërisë, kjo është një betejë e gjatë dhe e vështirë”, shkruan Fatmir Mediu.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb