TIRANE– Kreu i Partisë Republikane ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Sekretarin e ri Amerikan të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rex Tillerson. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Mediu thotë se njohu Sekretarin Amerikan të Shtetit me situatën në Shqipëri që sipas tij është e papranueshme.

Statusi i plotë i Mediut në Facebook:

Te dashur miq.
Sot pata kenaqesine gjate mëngjesit te lutjeve, te kisha një bisede me Sekretarin e ri te Shtetit Rex Tillerson.
Mbasi e urova për detyrën e re vura ne dukje se gjithë shqiptaret pa dallim janë pro amerikane dhe mirënjohës për atë çka bere Amerika, për njohjen e shtetit shqiptar, pavaresine e Kosoves dhe anëtarësimin e Shqipërisë ne NATO.
Po ashtu ngrita shqetësimin për situatat ne Ballkan, rishfaqjen e konflikteve me baze etnike te qëllimshme.
Situata ne Shqipëri vura ne dukje është bere e papranueshme për shkak te krimit te organizuar trafiqeve dhe pamundësisë për te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: