TIRANE – Ditën e fundit në mediat rozë po qarkullon lajmi se vajza e deputetes Jozefina Topalli dhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dyshimet e para u hodhën pasi në profilet e tyre respktive në rrjetet sociale, dyshja e njohur nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin. Asnjë gjurmë të njëri tjetrit në Instagram apo Facebook, nuk ka.

Luizi në fakt sot i ka shtuar dyshimet pasi në një video të postuar në Facebook shfaqet duke kënduar “Uomini Soli” dhe, shkruan “për të gjithë meshkujt që janë vetëm”.

Kjo gjë në fakt, e ka konfirmuar disi ndarjen e Luizit me Megin, por që gjithsesi pa një prononcim të çiftit, asgjë nuk është e sigurt. Ndoshta kënga italisht “Për të gjithë meshkujt që janë vetëm” është thjesht një këngë që s’ka lidhje me ta.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb