MEKSIKEPamjet tronditëse kanë filmuar momentin kur një Peshkaqen i bardhë ka hyrë në një kafaz, teksa një turist ka qenë aty i bllokuar.
Kafsha, 4 metër i gjatë, është përpjekur të kapë një copë ton të hedhur aty nga udhëzuesit, me qëllim që peshkaqeni të kishte mundësi të afrohej sa më shumë.

Peshkaqeni ka thyer kafazin dhe ka hyrë në të njëjtin vend me turistin, i cili më pas ka dalë gjallë prej andej, por i tmerruar.

Takimi kokë më kokë me një peshkaqen është një atraksion turistik shumë i diskutueshëm dhe disa ekspertë mendojnë se udhëtime të tilla dhe
takimet shumë pranë me peshkaqenët janë bërë gjithmonë e më të rrezikshme. Videoja është xhiruar në Guagalupe Island, Meksike, nga Buck Forester.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: