Melissa Satta dhe Kevin Prince Boateng nuk duhet të presin uljet e korrikut për të bërë blerje në Montenapoleone. Përpara pushimet në Ibiza, më pas në shtëpinë e tyre në Sardenja, tani ish velina italiane dhe futbollisti janë fotografuar në Milano, për disa impenjime pune dhe kanë menduar të bëjnë pak shopping.

Me një look casual por firmë çifti ka tërhequr vëmendjen e paparacëve, të cilët i kanë fotografuar.
Por Boateng edhe para disa ditësh është fotografuar teksa bënte shopping pa bukuroshen e tij.

Në përvjetorin e parë të martesës së tyre që e festuan në 25 qershor, futbollisti i ka dhuruar bashkëshortes një unazë të çmuar prej diamanti të Tiffany, të cilin Satta ja ka treguar me krenari fansave.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb