NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 kokrra qepë
300 gr speca jeshil
1 spec jeshil pikant
100 gr sallam
400 gr domate në kuti
pak kripë, pak sheqer
2 lgj majdanoz
3-4 kokrra vezë
Përgatitja
Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën (të prerë në kubikë) në zjarr mesatar, shtojmë specin pikant të prerë në unaza dhe sallamin dhe e kaurdisim për 5 minuta. Më pas shtojmë specat të prera në shirita dhe i lemë të gatuhen dhe për 5 minuta të tjera në zjarr jo të lartë. Shtojmë domatet e kutisë dhe i lemë të ziejnë për 5 minuta, i rregullojmë me kripë, një majë luge sheqer, shtojmë dhe majdanozin dhe më pas thyejmë vezët. I spërkasim me pak kripë, vendosim kapakun dhe i lemë vezët të mpiksen.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: