Këtë vit Mercedes-AMG feston 50-vjetorin e krijimit. Për të shënuar këtë datë të veçantë do të lancojë gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show, modelin e shumë pritur Mercedes Project One.

Para kësaj date kompania gjermane do të lancojë modelin Mercedes-AMG G63, të limituar në 50 njësi, vetëm për tregun në Japoni, transmeton Telegrafi.

Ky SUV special do të jetë i punuar nga materiali i lehtë me linja të kryera me kujdes. Nën kapak do të ketë motorin 5.5-litra turbo dyshe që prodhon 563 kuajfuqi, ndërsa ofron qëndrueshmëri dhe shpejtësi të lartë.

Të interesuarit për këtë G63 të veçantë duhet të bëjnë gati 196 mijë dollarë!

Mercedes-feston

Mercedes-feston2

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: