Merkato në kampionatin shqiptar ka filluar të futet në një fazë interesante ky dy klube me emër si Partizani dhe Flamurtari kanë zyrtarizuar sot goditjet e dyta.
PROGNI-665x400
Pas Blerim Kotobellit, Gerhard Progni, është futbollisti i dytë që i bashkohet “demave të kuq”. Kjo nuk është hera e parë që Progni vesh fanellën e Partizanit pasi për lojtarin ky është klubi me të cilin është formuar si futbollist profesionist.

Progni ka nënshkruar nja kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Në fjalët e tij të para mesfushori është shprehur se vjen për të fituar titullin kampion.

Fjalët e Prognit

“Vij te Partizani për të fituar titullin kampion. Rikthehem në klubin ku jam formuar si lojtar profesionist dhe te Partizani është një rikthim në shtëpi dhe kënaqësi e madhe të vesh përsëri fanellën e kuqe. Besoj që këtë sezon do t’u dhurojmë tifozëve tanë të mrekullueshëm trofeun, të cilin e presin prej kohësh. Shpresoj se ky do të jetë viti i Partizanit dhe premtoj të jap maksimumin, për të realizuar objektivat që klubi ka në këtë sezon futbollistik.”
siljanovksi-470x313
Nuk është vetëm Partizani, por edhe Flamurtari ka nënshkruar me një tjetër futbollist ditën e sotme.

Pas Ditmar Bicaj, Goran Siljanovski, tetovari me origjinë maqedonase është bërë mbrojtësi i dytë që ka nënshkruar me vlonjatët në këtë sesion merkatoje.
siljanovksi1-470x313
Siljanovksi është prezantuar nga trajneri Shpëtim Duro, i cili i njeh cilësitë e tij pasi e ka parë nga afër në kohën që drejtonte Shkëndijën në Maqedoni. Mbrojtësi është aktivizuar gjatë karrierës së tij me Vardarin, Renovën dhe Rabotniçkin. Me këtë të fundit Siljanovski luajti në 3 sezonet e fundit. Ai është aktivizuar gjithashtu në 4 ndeshje me kombëtaren e Maqedonisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb