Berlini nuk do ta përkrahë ushtarakisht Washington-in në rast të konfliktit ushtarak me Korenë e Veriut, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel. Gjatë një forumi të organizuar në Berlin Merkel iu përgjigj pyetjes së mediave nëse Gjermania do ta përkrahë në mënyrë ushtarake SHBA-në në rast të ndonjë konflikti me Korenë e Veriut. Merkel tha: Të përgjigjem në mënyrë preçize, jo, nuk do të përkrahim ushtarakisht SHBA-në. Merkel shtoi: Amerika, e cila nuk merret me asgjë në botë përveç vetvetes, nuk do të jetë “Amerika e Madhe”. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb