Angela Merkel u shpreh se Gjermania është në gjendje të arrijë një nivel të plotë punësimi deri në vitin 2025, që është një objektiv kyç i kancelares gjermane.

“Ne kemi përcaktuar punësim të plotë deri në 2025, e shprehur ndryshe një shkallë papunësie nën 3% dhe kam bindjen se mund të arrihet”, pohoi liderja kristian-demokrate gjatë fjalimit të parë të fushatës në Dortmund.

Kjo pikë citohet në programin ekonomik të Bashkimit konservator CDU-CSU, e shfaqur në planin paraprak në fillim të korrikut. Kancelarja theksoi se për të përmbushur një punësim të plotë, përpjekjet do të përqendrohen në mbështetjen e të papunëve afatgjatë.

Në një vend që duhet të përballet me një fluks të pensionistëve në sfondin e popullsisë në plakje, ofrimi i një vendi pune i thuajse pjesës dërrmuese të popullsisë vitale gjermane perceptohet nga Merkel si ”mundësia” në këndvështrimin për të mos ulur për një periudhë të pacaktuar nivelin e pensioneve tek pensionistët në të njëjtën kohë që kontributet shoqërore duhet të rriten.(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb