GJIROKASTËR- Qarku i Gjirokastrës prej disa kohësh vijon të jetë një nga zonat problematik sa i takon vatrave të zjarrit. Kështu, një tjetër zjarr është regjistruar në hyrje të fshatit Asim Zeneli, 5 km në lindje të Gjirokastrës.

zjarri 1

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ka marrë flakë një kodër që ndodhet në zonën hyrëse të fshatit. Bëhet e ditur se forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të eliminuar flakët.

Sakaq, komandanti i PMNZSH, Kujtim Bizhga shprehet se po punohet me të gjitha kapacitetet për eliminimin e flakëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: