TIRANE- Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kësaj radhe, me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi i risjell në vëmendjen Ramës një shprehje të Faik Konicës, sa i takon pretendimit të Ramës se do të bëhet kryeministër sërish pas 25 qershorit.

MESAZHI I BLUSHIT
ÇDO TË THOSHTE KONICA PËR EDI RAMËN
Edi Rama paska thënë se do të bëhet Kryeministër edhe një herë. Sikur ta dëgjonte Faik Konica do thoshte: merrni darët shpejt o trima, hoqëm goxhdën mbeti vrima.Të heqësh Edin dhe të vesh Ramën është si të heqësh gozhdën dhe të mbash vrimën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: