Me shumë mundësi futbollisti i Tiranës, Merveil, do luajnë ndeshjen e fundit me bardheblutë të enjten kundër Macabi Tel Aviv për “Europa League” si shkak i ofertës së majme që ka mbërritur në adresën e klubit kryeqytetas.

Futbollisti 18-vjeçar e nisi në mënyrën më të mirë sezonin me 24 herë kampionët e vendit por më pas humbi disi nga shkëlqimi i tij. Pavarësisht kësaj ofertat nuk mungojnë dhe sipas asaj që raporton “panorama sport” për kongolezin në klubin e Tirënës ka mbërritur një ofertë prej 400 mijë eurosh për shërbimet e lojtarit.

interesimi për mesfushorin e talentuar duket se është bërë konkret dhe bisedimet mes palëve kanë avancuar ndjeshëm aq sa pritet përfundimi i ndeshjes së dytë kualifikuese në Europa Ligë kundër Makabit të Tel Avivit për të vendosur përfundimisht edhe të ardhmen e tij. Me shitjen e kartonit të Merveil, Tirana do të përfitojë të ardhura të rëndësishme për përmirësimin e bilancit financiar të klubit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: