LEZHE- Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës u shpjegoi qytetarëve se si do të funksionoj koalicioni me ta, ndërsa nuk harroi pa përmendur aleatin e katër viteve qeverisjeje, LSI-në. Kreu i qeverisë theksoi se partnerët e derisotëm ndoqën një qasje tjetër, duke nënvizuar faktin se kjo zgjedhje u takonte atyre.

Me tone të buta, pa akuza dhe pa përdorur shprehjet e tij gjatë fushatës elektorale (tepsi, shushunja) kryeministri pohoi se e gjitha ‘lufta’ që ka shpallur qeveria nuk është ndaj opozitës politike, por ndaj grabitqarëve të administratës. Mes të tjerash Rama ftoi opozitën që të bashkëpunojë, ndërsa theksoi se qeveria do t’i shtrijë dorën për bashkëpunim.

“Partnerët tanë të derisotëm kanë ndjekur një qasje tjetër, është puna e tyre. Ne nuk kemi betejë më ta, por me grabitqarët dhe ziliqarët, që marrin nga njerëzit pikën e fundit të gjakut. Me ata e kemi ne luftën. Ata do jenë armiku jonë. Kush nuk e meriton rrogën që merr, dhe rri atje me lekët e taksave, me ata e kemi luftën. Opozita politike ka punën e vet dhe ne tonën. Ata kanë marrë detyrën të rrinë atje të bëjnë opozitë, ne për ata që na kanë votuar. Ne s’kemi asnjë minutë kohë për t’u marrë me sherre. Për opozitën dora është e shtirë, si kurrë më parë për opozitën politike për çdo gjë që u shërben njerëzve Duan të na bashkohen, nderi i tyre, s’duan, e drejta e tyre. Dora jonë o jetë e shtrirë. Parlamenti do kthehet në binar”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: