SHBA – Një postim i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, pas tubimit të së djathtës ekstreme në Virgjinia, është bërë mesazhi më i pëlqyer i të gjitha kohërave në Twitter.

“Askush nuk është lindur me urrejtje ndaj personit tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, për prejardhjen e tij apo për perkatesine e tij fetare…”, ka shkruar Obama në Twitter më 12 gusht, duke cituar liderin e Afrikës Jugore, Nelson Mandela.

Ky postim erdhi pas përleshjeve të renda ne Virxhinia ku një 32 vjeçare, e cila protestonte kundër tubimit të nacionalistëve të bardhë, në qytetin Sharllotsvill, mbeti e vrarë.

Ky postim i Obamës është pëlyqyer më shumë se 3 milionë herë, deri sot në mëngjes, duke e bërë kështu shkrimin më të pëlyqer të të gjitha kohërave në rrjetin Twitter. Ky shkrim është ripostuar më tepër se 1.2 milionë herë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: