TIRANE- Gjatë mitingut të zhvilluar në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, ish kreu i LSI, Ilir Meta tha se dy herë ka shpëtuar Shqipërinë që të mos binte në greminë dhe se ai nuk ka asnjë detyrim Edi Ramës. Meta u shpreh se LSI nuk do lejojë asnjë të preket vota e lirë.

“Dy herë ne e kemi shpëtuar Shqipërinë që të binte në greminë. E para kur ndaluam Ramën të vriste reformën në drejtësi, reformë që nuk tregon forcën me fukarenjtë, por me oligarkët. Ne i dhamë të gjitha mundësitë dhe nuk i kemi asnjë detyrim Edi Ramës. Nuk do lejojmë të preket asnjë votë e qytetarëve shqiptarë dhe të preket e ardhmja e të rinjve”-tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb