TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook paralajmëron kryeministrin e vendit Edi Rama se ka marrë 2.7 milionë shuplaka, duke iu referuar numrit të shqiptarëve që sipas tij, bojkotuan procesin e votimit.

Në këtë konkluzion Berisha del pasi analizon shprehjen e Ramës, se votat për të janë shuplakë për kundërshtarin.

STATUSI I PLOTE
Qeveria e Norieges apo qeveria qe mori 2.7 milione shuplaka nga shqiptaret!

Miq, ne demokraci vota eshte vote, ajo shpreh pelqeimin ose mospelqimin per nje kandidat apo force politike te dhene. Kurse ne diktature vota konsiderohej plumb per armikun.

Edvin Kristaq Rama, ne vitin 2013, ne vazhdim te mendesise se te eterve te tij per voten, shpalli boterisht voten pro tij si shuplake per kundershtarin. Keshtu qe sot, duke marre hua shprehjen e tij, mund ti themi se je qeveria e mbi 2.7 milione shuplakave sepse per kete mazhorance te pakices se pakices, votuan kunder ose bojkotuan me zemerim procesin e votimit 2.7 milione votues apo 4 ne çdo 5 votues shqiptare. Zemerimi i tyre e pret se shpejti! sb
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb