TIRANE– Këshilltari për mediat i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, thekson rëndësinë e negocimit në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Emiljano Aleksi thotë se në situatën politike në të cilën ndodhet vendi, dialogu është mjaft i rëndësishëm.

Sipas tij duhet të shmangen qëndrimet konfliktuale, dhe të kalohet në negociata, duke theksuar se interesi për Shqipërinë, duhet të qëndrojë mbi të gjitha.

“Vendi nuk ka nevojë për monolog, por për dialog. Duhet negocim e jo konflikt.

#MbiTeGjithaShqiperia”, shkruan Këshilltari për Mediat i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: