Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi zhvilloi sot një takimin me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zbogar. Bashkëbiseduesit ranë dakord se vazhdimi i dialogu politik është me rëndësi të veçantë, veçanërisht për vendet aspirantë dhe se do të ndikonte në adresimin e drejtë të temave që kanë të bëjnë me reformat e mirëfillta, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.

“Janë momente shumë të rëndësishme për vendin dhe rajonin dhe se qeveria e porsazgjedhur duhet t’i qaset me seriozitet premtimeve të veta drejt reformave sistemore dhe proceseve integruese”, është shprehur Thaçi.

Kryetari Thaçi konstatoi se problemet kryesore të Maqedonisë janë proceset integruese që lidhen edhe me çështjen e emrit, të drejtat e shqiptarëve, si dhe funksionimi i institucioneve, andaj Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: