KAVAJË- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës zgjedhore në qytetin e Kavajës, kërkoi një votë masive kuq e zi, pa dallim mes demokratëve e socialistëve që duhet të bashkohen për një qëllim siç tha ai që: “Ta çojnë Shqipërinë në Europë”.

“Të majtë e të djathtë të bashkon nën flamurin kuq e zi. Ta çojmë flamurin e Skënderbeut aty ku e meritojmë, në oborrin e BE. Të djathtët nuk do bëhen majtë, askush nuk ua kërkon këtë. Më 25 qershor çdo qytetar me të drejtë vote është anëtar i gjykatës sovrane të popullit që do japë mendimin e tij”,- tha Rama.

I pari i qeverisë nuk e kurseu një mesazh këshillues për të gjithë çunat e Kavajës, kur vjen puna për zgjedhjen që duhet të bëjnë në kutinë e votimit.

“Edhe çunave të Kavajës dua t’ju them se kanë shumë të thjeshtë ditën e dielë, në fletën e bashkisë zgjidhni numrin 1, në atë të qeverisë 2 dhe x lërjani në dorë Lulit, Titit, Timit dhe Kaubojsit. Jam i bindur që këtu në Kavajë do shikojmë një dallgë kuqezi si asnjëherë më parë”,- shtoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: