TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një statusi në Faceboook, kur na ndajnë vetëm 11-të ditë nga zgjedhjet paralmentare ka një mesazh për votuesit, qofshin socialistë apo demokratë.

Ai thotë se më 25 qershor nuk duhet të votojnë si tifozë, por të japin një votë kuq e zi për Shqipërinë.

STATUSI I PLOTE
Socialistë dhe demokratë 25 qershori nuk është dita për t’u ndarë si tifozë nën flamujt e partive po për t’u bashkuar me një votë kuqezi, për skuadrën më të mirë për Shqipërinë që duam; për të bërë shtet për çdo shqiptar; punë për çdo familje; mirëqenie për çdo komunitet????✌️
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: