PRISHTINE- Vëllai i Ramush Haradinajt, Veton Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vendimi e gjykatës franceze për shtyrjen e vendimit për ish-kryeministrin kosovar më 6 prill. Me anë të një mesazhi në ‘Facebook’ vëllai i vogël i kreut të AAk-së tha se drejtësia e vonuar është padrejtësi.

“Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Fati i mirë është që ti je kalitur me këto sfida, e nuk të zmbrapsin por të forcojnë. Boll shtrenjtë na kushtoj Liria, pse duhet me na kushtu edhe paqja? Mbahu vëlla, se do ja dalim bashkë edhe kësaj here”, citohet në mesazhin e Veton Haradinajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: