Përpara sulmit terrorist ditën e djeshme në Manchester Arena, një llogari ende e paidentifikuar në Twitter postoi një mesazh të padeshifruar në përmbajtje të të cilit ishte flamuri karakteristik i ISIS dhe hashtaget #ShtetiIslamik dhe #ManchesterArena.

Pas shpërthimit kamikaz ku u vranë 22 persona dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur, e njëjta llogari në Twitter shkroi: “E harruat kërcënimin tonë?”, dhe pak momente më vonë adresa u fshi nga Twitter.

40AE6C3B00000578-4531940-The_Twitter_account_also_posted_this_picture_of_the_ISIS_flag_wi-m-124_1495508469620

Kryeministrja Theresa May shprehu ngushëllimet për të gjithë të lënduarit për atë që po trajtohet si sulm terrorist nga policia.

Shërbimet Emergjente thanë se rreth 59 persona janë dërguar në spitale me plagë pas shpërthimit.

Pas dëgjimit të shpërthimit, qindra të rinj të tmerruar filluan të kërkojnë me vrap daljet e stadiumit, ndërkohë që pamjet janë folmuar me telefona celularë. Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si një “zonë lufte”.

40AEBE0800000578-4531940-image-a-58_1495498545904

Policia e armatosur, skuadrat xheniere dhe ambulancat zbarkuan në vendngjarje pas shpërthimit. Pak më vonë, rreth orës 1.30 të mëngjeit të sotëm, një shpërthim i kontrolluar u bë në Katedralen e qytetit pranë Manchester Arena.

Zyrtarët në SHBA thanë se homologët e tyre britanikë kishin identifikuar një kamikaz mashkull si përgjegjësin e mundshëm të katastrofës.

Një orë më vonë, ylli i muzikës Ariana Grande, e cila shpëtoi e palënduar, shkroi në Twitter: “Ndihem e shokuar, nga thellësia e zemrës sime ju kërkoj ndjesë. Nuk kam fjalë”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb