Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Mesila Doda: Kjo fushata e batutave, ku ndryshon PDIU-ja nga forcat e tjera dhe çfarë përmban programi ynë

Mesila doda

TIRANË- Në emisionin e mëngjesit “Koha për tu Zgjuar” në News 24 deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e komentoi fushatën zgjedhore si të mbushur me batuta por pa programe konkrete. Zonja Doda deklaroi se PDIU-ja, ndryshon nga forcat e tjera pasi në themel të programit të saj ka lidhjen mes individit dhe Atdheut të tij.

Si ju duket kjo fushatë zonja Doda?

Fushata ka qenë pozitive, strukturat të organizuara. Shohim që ka me pak shpenzime, por nuk ka përballje programesh. Qytetari mbetet në terr, ka batuta nga të gjitha anët, duhet të dihen problematikat. Nuk është aspak serioze.

Pra, ju mendoni se po nxitet tifozlliku?
Po, duan një lloj militantizmi agresiv. Është e pamundur të dalësh e të thuash çfarë nuk është bërë, ka qenë përgjegjësi e të tjerëve. Nuk flitet për arritjen dhe mosarritjen. Palët i flasin njëra-tjetrës dhe askush nuk merret me njerëzit. Njerëzit nuk hanë barsoleta, në fund të fundit. Kjo është tragjikja, njerëzit ikin nga Shqipëria. Qeveria nuk jep llogari, opozita s’ka një program të shkruar. Ndaj ky nuk mendoj që është raporti që duhet të ketë politika me qytetarët.

Çfarë parashikon programi juaj dhe a është i mundshëm realizimi i tij?
Ne vendosim në themel lidhjen e individit me Atdheun. Kemi në plan të shkrijmë barrierat doganore për të gjithë pjesën ku jetojnë shqiptarët. Akoma jemi në nivelin ku patatja e Kosovës nuk vjen dot këtu e çimentoja jonë atje. Është çështje mbijetese për shqiptarët që të kenë ekonomi të shkrira. Nëse themi do bashkohemi ngjall reagime, por në mund t’i bëjmë të papërfillshëm kufijtë. Ne duhet të kemi programe mësimore të shkrira. Kjo është një detyrë patriotike. Po të shihni në të gjithë vendet e rajonit, ka grupe të caktuara se ku do shkojnë të ardhurat për këto vite. Le të kemi hapat tona se çfarë do bëjnë. Do duhet të krijojmë një sienergji tjetër. Apo atëherë kur fëmija mbush 18 vjeç e bën betimin tek flamuri. Por ne kemi paranë zot të gjithçkaje dhe kemi hequr çdo sistem tjetër vlerash.

Është me rëndësi kjo që në programin e një partie të vendoset një raport i ri mes shoqërisë dhe Atdheut…
Bashkim, kemi parë që njerëzit janë lodhur nga partitë e mëdha. Njerëzit nuk duan çadra. Standardi zgjedhor duhet ndryshuar, por nuk bihet dakord me idenë; na jep ca drejtori, apo mbaj gojën mbyllur. Unë ketë e shoh, e ndjej. Na thonë që ju të PDIU nuk keni bërë asnjë politikë të dëmshme për vendin. Betejat tona i kemi marrë si stigma dhe i kemi bërë histori. Kur sot thua unë jam çam, e kanë motiv sensibiliteti, krenarie. Tani është institucionalizuar. Ne kemi treguar se marrim kauza të harrua, dhe ua tregojë para njerëzve. Ne kemi vepruar për gjithë pjesën tjetër. Tek PDIU është çështja çame.

Një qytetar pyet: A mund të gjeni një çam në Dibër?
Kjo është e poshtër, e shëmtuar. PDIU është parti që është në Dibër, Shkodër dhe në Lezhe. Rritja e PDIU në Dibër bën që të hedhin batuta. Por Çamëria nuk është turp, por krenari e gjithë kombit. Të ardhurit nga Çamëria ishin sikur të vinin të huajt. Ore akoma do vazhdojmë kështu? Çështja çame është një çështje që na përket të gjithëve, si Kosova. Nëse nuk e kuptojnë këtë gjë, janë ose të vegjël, ose të poshtër

Sondazhet ju nxjerrin në të njëjtat shifra si vitet e kaluar..
Herën e parë na nxorën 1 përqind. Po të na shihnit në pallatin e sportit kishim nga 5 mijë vet, vetëm 2% ishin atje. Kjo është strategji, e çoroditjes së votuesit të lëkundur. Por e kanë të kotë këtë gjë, se ça do të bëhet, komuniteti çam është i madh në vend. Por ne kemi njerëz të tjerë që i janë afruar PDIU. Ka dhe komunitete të tjera, dibranet, lezhjanësh, që bashkëpunojnë me ne. Një pjesë e të djathtëve janë afruar, ashtu si të majtët, se e kemi të gjithë Shqipërinë. Unë e kam paguar personalisht, se kur nuk e mendoja atë që bëhej, thash ‘JO’. Kemi treguar që jo vetëm sjellim ofertë politike, por e ndjekim deri në fund. Sakrifikojmë. Me këtë lloj idealizimi kemi ecur para. Ata le të vazhdojnë të bëjnë sondazhe.

Këmbëngulja juaj për të qenë në parlament a përputhet me realitetin që gjeni?
Ka një tendencë për të votuar për partitë tradicionale, ato kanë pasur numrat e veta por njerëzit nuk janë dele.

Ju mendoni që ka ardhur koha për ndryshim?
Këtë do ta vendosin shqiptarët, besoj se do ketë një rizgjim. Se edhe ky koncepti nga armiq u bëmë miq, nuk është koncept i shëndoshë për demokracinë. Shqiptarët kanë për ta kuptuar se kjo skenë s’mund të jetë më e disa vetave. Pluralizmi është i rrezikuar, do të duhet të shikojmë. Ka ardhur një moment që gjërat duhet të ndryshojnë.

Mesazhi që keni për mbështetësit tuaj?
Faleminderit që na keni besuar gjatë këtyre viteve, por në këtë moment konceptojeni si sfidë demokracie, sfidë për politikën shqiptare. A doni të keni një grupim që ka Atdheun të parin? Kjo është PDIU-ja e cila mendon për të ardhmen. Votoni numrin 13, nuk është numër i keq, përkundrazi është numri i ripërtëritjes. Keni për të parë se do jemi surpriza e zgjedhjeve të ardhshme.
(m.a/ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.