TIRANE- Në një kohë kur PDIU kërkon mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë, deputetja aktuale e PDIU, Mesila Doda ka publikuar nje video në ‘Facebook’ sipas të cilës Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet i janë vjedhur votat në Tiranë duke ja kaluar një force tjetër politike. Kujtojmë se PDIU ka animuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në Tiranë.

Statusi i Mesila Dodës:
Statusi i Mesila Dodës:
Shume e rëndësishme… akti i pare i zbulimit te vërtetës…
Kjo video qe po hedhim sot është vetëm akti i pare i një filmi qe titullohet: “Si shkatërrohen zgjedhjet ne Shqipëri…”
Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne atë te një force tjetër politike…
Ky është vetëm akti i pare i një radhe te gjate rastesh qe tregojnë se ku shkojnë votat e PDIU si ne ketë rast…
Ne videot e tjera, do ju afrojmë vepra te tjera nga numërimi “korrekt” ne mes te Tiranës…

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: