ARGJENTINE – Disa muaj më parë u bë publik lajmi që Leo Messit dhe Antonella Roccuzzo zyrtarizuan fejësën e tyre dhe treguan se shumë shpejt do të martoheshin.

Ishte revista “Hello”, ajo që zbuloi se kur çifti i lidhur prej dhjetë vjetësh do të shkojnë drejt altarit. Me sa duket ceremonia, e cila do të mbahet në Katedralen e Rosarios, vendlindja e të dyve, do të zhvillohet më 30 qershor.

Pra, ajo nuk do të përputhet, siç pretendohet nga shumë media, me ditëlindjen e yllit argjentinas, e cila është më 24 qershor. Kjo do të ndodhë, megjithatë, një javë më vonë pasi Mesi të ketë festuar 30-vjetorin.

Është e njohur se çifti ka dy fëmijë të përbashkët, Thiago dhe Mattheë, të cilët do të luajë një rol kyç në martesë dhe banket, në Arroyo Seco, një qytet i qetë jo larg lagjes ku ata kanë lindur.

Megjithatë, çifti është i vetëdijshëm se jo të gjithë mund të udhëtojnë në Argjentinë për ngjarjen, ndaj ka planifikuar një ceremoni të dytë, që do të mbahet në Barcelonë, në restorant “9 mbretëreshat”, e cila pritet të tërheqë rreth 600 mysafirë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb