Edhe një herë Lionel Messi ishte protagonist i Barcelonës në fitoren 4-2 përballë Eibar në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll La Liga.

Argjentinasi shënoi një nga golat më të veçantë në karrierën e tij, duke i kaluar topin me finte mes këmbëve të portierit. Por fatkeqësisht ishte në pozicion jashtë loje.

Barcelona edhe pse fitoi përballë Eibar, kampione e La Ligas u kurorëzua Real Madrid me tre pikë më shumë.

Barcelona e ka edhe një mundësi për të mos dalë pa trofe në këtë vit, pasi ndeshen  në finalen e Kupës së Spanjës më 27 maj.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb