TIRANË- Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur në emisionin “Zonë e lirë” dhe për arsyet e vizitës së tij një ditë pas marrëveshjes Rama-Basha, në zyrën e Sali Berishës.

Ndonëse tregon se ky takim ishte fare i rastësishëm, Meta u shpreh: “Doktori është pik ime e dobët dhe e fortë, e dini tashmë. Ajo ishte një ditë farë normale kam qënë në katin e 21-të, kemi pirë kafe. E kam vlerësuar rolin e tij në zgjidhjen e kësaj krize”.

I pyetur se çfarë i ka thënë Berisha, Meta zbuloi vetëm se ai është treguar “i përgjegjshëm si gjithmonë, doktori s’ka bojkotuar ndonjëherë”.

Me të qeshura e batuta ish-kreu i LSI-së ka komentuar edhe faktin pse u tërhoq Lulzim Basha nga bojkoti vetëm dy ditë më parë.

“Ka bërë shumë mirë. Duhet të ishte tërhequr muaj më parë, por më mirë vonë se sa kurrë thotë populli”,- komentoi Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb