TIRANE- Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta me të mbërritur në studion e emisionit “Zonë e Lirë” i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha.


Ndonëse fillimisht u shpreh se kishte dashur që t’i jepte dorën kryedemokratit, më pas ai bëri të qartë mesazhin e tij për Bashën, kur tha se duhet të distancohej nga pakti me Ramën për shkeljen e votës së lirë.

“Nuk e di pse doli andej Luli, unë e prisja këtej t’i jepja dorën. Lidhur me këtë tjetrën, Luli ka vetëm 48 orë të distancohet nga pakti me Ramën kundër votës së lirë. Të mbajë qëndrim të qartë ndaj shefave të policisë që godasin njerëzit e LSI-së”, tha Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: