TIRANE– Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare, ku janë votuar shkarkimet dhe emërimet e 6 ministrave të rinj si dhe zëvendëskryeministrit të propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes me PS ka habitur votimi i kryeparlamentarit Ilir Meta.

Gjatë votimit për shkarkimin e ministrit të Financave Arben Ahmetaj, Meta ka votuar kundër shkarkimit të tij, ndërsa ka votuar pro shkarkimit të ministrit të Drejtësisë njëkohësisht kreu i LSI, Petrit Vasili.

Shkarkimi i ministrit të Financave Arben Ahmetaj u votua me 107 vota pro, 3 kundër, 5 abstenime, ndërsa emërimi i Helga Vukaj në krye të këtij posti u miratua me 116 pro, 2 kundër, 3 abstenime.

Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili u votua me 102 vota pro, 10 kundër, 6 abstenim, ndërsa emërimi i Gazmend Bardhit në krye të këtij posti u votua me 106 vota pro, 3 kundër, 5 abstenim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: