POGRADEC- Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka folur nga Pogradeci për sondazhet e fundit që e nxjerrin LSI-në me humbje.

Meta tha se sondazhi për zgjedhjet e 25 qershorit është bërë dhe LSI do të jetë forcë e parë. Ai këtë e theksoi, teksa ka folur për, sic ka thënë ai, sondazhet dhe analistët e paguar nga Edi Rama.

“Vendimi është marrë. Le të çojë sa të dojë Edi Rama analistët e paguar prej tij nëpër ambasada, në ekranet e televizioneve të paguara prej tij, sondazhet më absurd në botë. Sondazhi është bërë, LSI është forcë e parë, LSI ka gjithë rininë e Shqipërisë”, deklaroi Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: