FIER- Ish-kreu i LSI-së, njëherësh President i zgjedhur Ilir Meta foli sërish me gjuhë të ashpër ndaj aleatit të tij në qeveri për katër vite, Edi Ramës, në fushatën përmbyllëse në Fier.

Duke iu referuar rastit të dhunimit të një 18-vjeçari në Zharrëz, Meta i çoi edhe një mesazh Ruçit, kur tha se fierakët nuk e durojnë dot dhunën.

“Këtu janë gjithë ata që e kuptuan se mavija punon për oligarkinë dhe xhepat e saj, ata që se pranojnë dot dhunën presionin për të mos votuar për alternativën që duan. Janë ata që dhuna ndaj një 18 vjeçari në Zharrëz, që u godit pabesisht nga kreu i mavisë atje në Zharrëz, me projektin e të 9-it në listë. Nuk mund të pranojnë fierakët se iu kujton dhunën që Berisha bëri Berisha në ‘94 në Libofsh”, tha ai.

Sipas Metës, Rilindja ose mavia siç e quan ai është e tmerruar nga braktisja mbarpopullore”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb