DURRËS- Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, ndonëse President i Zgjedhur i është bashkuar fushatës së forcës që përfaqësonte. Edhe sot nga Durrësi ai e paralajmëroi hapur kryeministrin Edi Rama kur i tha se do pësojë një humbje të paparë.

“Le të vijë vërdallë me autobusin e administratës, është i pashpresë. Do ta pësojë më rëndë se në ‘94 kur ai miku im bëri referendum për ta marrë gjithë pushtetet për vete”,- tha Meta.

Sipas Metës, Shqipërinë e ndajnë vetëm 72 orë për të shpëtuar nga mashtrimi, manipulimi dhe zhgënjimi.

“Edhe 72 orë edhe Shqipëria do shpëtojë nga sëmundja më e rëndë që përjetoi në 4 vjet, nga zhgënjimi më i thellë, që përjetoi në 4 vjet, nuk do ketë më fjalë zhgënjim në gjuhën shqipe, po do ketë mavi, që do të thotë mashtrim, manipulim dhe pabesi dhe këtë Durrësi e ka provuar mjaft mirë. Do të thotë t’ja japësh shtetin të fortëve, të dhunshmëve oligarkëve dhe të jesh i nënshtruar ndaj tyre. Edhe 3 ditë për të bërë 1 milion zemra për lirinë e demokracinë, edhe tre ditë për t’ju dhënë 1 milion grushte”,- shtoi Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb