TIRANE- Kreu i LSI-së ende në detyrë, Ilir Meta, i cili u shpall sot Presidenti i Ri i Republikës deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë të forcës që drejton, se listat për deputetë nuk janë mbyllur ende. Meta theksoi se në listat e LSI për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do të futen të gjithë ata që kanë dëshirë.

“Do votohet për LSI. Në lista do futen të gjithë ata që kanë dëshirë. Listat nuk janë mbyllur ende.”, pohoi Meta. Mes të tjerash kreu i LSI-së dha se në mbledhje u diskutua për faktin se procesi i zgjedhjeve duhet të plotësojë standardet.

“Diskutuam edhe për zgjedhjet, procesi të jetë me standardë”, pohoi ai. Ditën e sotme Meta u zgjodh persident me 87 vota, ndërsa 2 deputetë votuan kundër. Sakaq, opozita nuk ishte e pranishme në sallën e Kuvendit, pasi prej afro 3 muajsh ka bojkotuar seancat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb