TIRANE- Kryeministri Edi Rama teksa deklaroi se nesër Ilir Meta do të zgjidhet president i ri i Republikës së Shqipërisë, pohoi se pavarësisht këtij fakti foto e kreut të shtetit nuk do të vendoset në zyrat e institucioneve.

Mes të tjerash i pari i qeverisë tha se edhe vetë kreu i LSI nuk do donte ta mbante një të tillë.

“Nuk do kemi foton e Metës si President. Ma merr mendja se as ai nuk do e mbajë foton e tij. Kemi babain e shtetit. Presidenti ikën e vjen”, tha Rama në ‘Top Story’.

Rama tha se Meta ka shkuar edhe përtej mundësive të tij dhe se fjalimi i sotëm i Gramoz Ruçit ishte për të vënë kufirin.

“Ai bëri gjithçka, ishte përtej mundësive të mia. Momenti për të vënë pikën ishte momenti që na çoi në këtë pikë. Fjalimi i Gramozit ishte për të thënë që çdo gjë ka një kufi. Kur patëm ato dy pika në tavolinë, Ilir Meta i pranoi menjëherë, unë si kam pranuar. Ne shkuam shumë përtej. Unë kam thënë duam dialog pa kushte. Imagjinoni, ne kërkuam dialog me Saliun, ta takonim, ai thoshte nuk dua të dëgjoj më fjalinë qarku i Fierit. Unë kam thënë nuk them po, nuk refuzoj, kam thënë edhe këto mund t’i shohim por vettingun. në atë pikë edhe Ilir Meta ka qenë i prerë, po vettingun”, theksoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb