TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar mbrëmjen e sotme dhe kandidaturën e Ilir Metës si presidenti i ri i Republikës, e bërë publike sot nga LSI dhe miratimin e saj në unanim nga Kryesia e Partisë Socialiste.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, Basha ka deklaruar se ftesa e qeverisë për dialog dhe bashkëpunim për një president konsensual ka qenë e pasinqertë.

“Meta nuk ka asnjë lidhje me çadrën e opozitës. Ai ka mbajtur disa qëndrime për interesat e tij dhe i ka artikuluar disa argumente në interesa të qytetarëve. Loja në parlament është lugë e pagëlltishme. Ruci u ngarkua që të bënte rolin e kukullës”, tha Basha. Ai shtoi më tej se maxhoranca prej tre muajsh kanë rënë dakord për kandidaturën e Presidentit të Republikës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: