TIRANE-I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, presidenti i zgjedhur Ilir Meta i është përgjigjur pyetjeve të Arian Çanit. Meta ka dhënë mendimin e tij për disa personazhe të cilët shfaqeshin nga regjia në ekran. Një nga personazhet ishte edhe ish kryeministri Sali Berisha të cilin Meta e vlerësoi.

“Vlerësoj faktin që është njeri tepër i qëndrueshëm dhe ka bindjet e veta. Pavarësisht se çdo politikan bën manovrat e tij politike, doktori është një partner i qëndrueshëm dhe serioz”- tha Ilir Meta.

Ndërkohë i pyetur nga Çani se pse e la Berishën, duke iu referuar prishjes së koalicionit në vitin 2013, Ilir Meta tha se ajo ditë nuk ka qenë e lumtur.

“Nuk ka qenë ditë e lumtur. Ne jemi ndarë shumë mirë dhe për arsye politike ai mund të ketë pasur qëndrime dhe deklarata, por unë kam konsideratë për doktorin. Ai ka partinë e tij dhe qëndrimet e tij, por raporti im me të ka qenë korrekt”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: