TIRANE– Kreu i Kuvendit në detyrë, Ilir Meta ka sqaruar votën e tij kundër shkarkimit të Arben Ahmetajt nga posti i ministrit të Financave. Në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, Meta thotë se ky ishte një qëndrim i tij personal.

Ish-kreu i LSI tha se ndryshimi i ministrit të Brendshëm apo të Drejtësisë ishte i pritshëm, por posti i ministrit të Brendshëm nuk ishte bindës në këtë situatë, sipas tij.

“Mendoj se ndërrimi i ministrit të Financave sipas vlerësimit tim nuk ishte bindës. Aq më tepër duke pasur parasysh çështje të tjera, që kanë të bëjnë me stabilitetin makroekekononik dhe çështje të tjera. Besoj se të gjithë kemi qenë të qartë se e para ishte kërkesa për ministrin e Brendshëm, e dyta për ministrin e Drejtësisë, dhe disa ministrat të tjerë, sipas shqetësimeve që mund të kishte opozita. Thjesht ishte një qëndrim personal, por që nuk ndryshonte asgjë”, u shpreh Meta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: