FIER- Presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta nga Fieri u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim, si një forcë që beson tek rinia.

Mes të tjerash ai sulmoi kryeministrin Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, ndërsa theksoi se ai është jo vetëm mavi, por edhe mavri. Po ashtu, ish-kreu i LSI-së tha se dje Rama i kërkoi ndihmë PD-së, pasi po ndihen frikën e humbjes. Meta akuzoi publikisht PS-në se po u ble votat të varfërve, duke u dhënë nga 50-100 euro.

“E dëgjuar se dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar (Rama). Të dashur motra dhe vëllezër të Fierit. Ata që deri para ca kohësh thoshin mos votoni për LSI, se do shkoj me PD, tani i thonë PD, ‘aman na shpëtoni nga LSI’. Mavia do iki njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë, se përfaqëson drejtimin më antipopullor. Përfaqëson një drejtim shtypës ndaj qytetarëve të thjeshtë. Mavia është vetëm në shërbim të oligarikë dhe biznesmenëve të mëdhenj. Mavia ka shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm. Ka cënuar standardin e jetesës për mijëra menaxherë. Mavia i ka shpallur luftë shtresës së mesme në fier dhe gjithë Shqipërinë. Mavia lufton vetëm për 6-7 oligarkë dhe i do të gjithë shqiptarët të varfër që ti blejë sa më lirë njëherë në 4 vjet. Me 50 euro, me 100 euro, apo me vende pune 1 mujore me kontratë. Sepse dy janë rrugët e sundimit të mavisë, varfërimi i shqiptarëve, jo vetëm fuqizimi i bandave dhe të fortave, si mjet presioni, që mos të kërkojë të drejtat e tij si qytetar europian. LSI do fitojë se është partia e rinisë, se duhet të iki nga pushteti Mavia dhe jo nga Shqipëria rinia. LSI do fitojë se nuk do fitojë rrush, kumbulla, pala, dhe reklama. Por do dhjetëfishojë subvencionet në bujqësi. Edhe 48 orë që të mblidhemi këtu për të festuar fitoren e LSI-së dhe të Shqipërisë. Të gjithë në votime. Të dashur prindër, ju nuk mund t’i hipni fëmijët tuaj në një autobus me një shofer jo vetëm mavi, por edhe mavri”, pohoi Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: