TIRANE- Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, ndonëse ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e ka sfiduar sërish kryeministrin e vendit Edi Rama, sa i përket rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit.

I pyetur për 71 mandatet që deklaron Rama se do marrë në zgjedhje, Meta tha se jo vetëm ai, por asnjë forcë politike nuk arrin të marrë më shumë se 52 apo 53 mandate. “Asnjë forcë politike nuk i kalon 52 apo 53 mandate”,- tha Meta prerë.

Ai shtoi ndër të tjera se pas zgjedhjeve LSI-ja është e gatshme të bëjë koalicion me atë forcë që garanton më shumë demokraci e stabilitet.

Ai ka folur edhe për listat e LSI-së, dhe ka mohuar të jenë hartuar me mendimin e se opozita nuk do merrte pjesë në zgjedhje.

“Asnjëherë se kam menduar që PD nuk do hynte në zgjedhje. S’kam dashur ta mendoj asnjëherë këtë”,- tha Meta.

Eni Vasili: Si shpjegohet ndryshe lista e Tiranës e mbushur me të rinj, disa pa eksperiencë?
Meta: Pa eksperiencë? Me vjen keq. Klajda Gjosha e Kejdi Mehmetaj apo Luan Rama nuk janë pa eksperiencë

Ndërsa duke folur për pritshmëritë e aleancës katër vjeçare me Ramën, Meta shton:
“Nuk kam pasur pritshmëri të hatashme, nuk mund të them se jam edhe aq i zhgënjyer. Kemi qenë mjaft luajalë, korrektesa e dhe luajaliteti do ta çojnë gjithnjë në rritje LSI-në”,- sqaroi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb