LEZHË- Ashtu si herën e kaluar në Lezhë, kur vizitoi mbështetësin e dhunuar në LSI-së në fshatin Rraboshtë edhe këtë herë kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka qenë i nervozuar. Ndërsa ka shkuar në Lezhë për shkak të përplasjes me armë para një qendre votimi në Shëngjin, ku mbeti i plagosur një simpatizant i LSI, Meta ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Ramës.

“Kryesadistit nuk i mjaftojnë 45 mandatet që merr nga votat e popullit. Kryesadistin e keni të shtrirë përtokë nesër, bashkë me bandat e tij qe i keni të shtrira që sot, ka mbaruar kjo histori”, ka thënë Meta.

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta është shprehur se ndodhet në Lezhë në mbrojtje të zgjedhjeve të lira.

“Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”, ka deklaruar Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: